Friday, June 6, 2008

G99

Nje dite duke ecur rruges me kapi veshi nje pjese bisede mes dy te moshuarish qe po flisnin per zgjedhjet e ardhshme. Njeri prej tyre po thonte: - Po kta kalamajte e G99 per ca hyne ne kete mes, se mos marin veshe ata nga politika!
Ne fakt, ne fillim mendova se kishte te drejte por...
Politikanet qe kemi ne krye te shtetit tani, jane te shkolluar? - nje pjese e madhe jo. Hyn ne jeten politike per te fituar  ekonomikisht? - PO PO! Jane te drejte? - JO JO! E dini se c'bejne kur jane ulur ne karriget e tyre mes nje tufe shkresash? - pfffffffff - pse genjejme veten?! JO!
Atehere, pse mos ti japim nje mundesi te rinjeve?!

Thursday, June 5, 2008

Parlamenti shqipetar!



Kur isha femije, nje dite ne Tirane, prindrit e mi me treguan nje ndertese relativisht te madhe per nje person me te shkurter se 120 cm.
Me thane se ky ishte Parlamenti i shtetit shipetar, aty ku meren te gjitha vendimet per drejtimin e nje vendi. Si i vogel qe isha e imagjinoja si nje vend shume te rendesishem, plot me njerez te veshur si pinguine (ne kuptimin e mire te fjales) te mbytur mes nje mali me letra e shkresa, dhe qe diskutonin me njeri tjetrin QETESISHT!

Sot ne mbremje, televizori ngeci tek Top News i cili po transmetonte nje sekuence te seances parlamentare qe ishte mbajtur sot, dje, booo, nuk ka shume rendesi.
U ula ta degjoja njehere.

Deputeti socialist Brace ishte duke folur ne stende dhe me te drejte po tregonte se keshilltaret e kRYEMINISTRIT, vetem per vitin 2007 kishin shpenzuar 211 mln leke nga buxheti i shtetit. Pervec rroges si keshilltare, sec kishin zene disa poste neper zona te jugut ne drejtorite e ujesjellave etj etj.
Mbaroi ky dhe nisi kunderpergjigjen  Nishani.

Aty mbeta is shtangur! 
Ai nisi te thonte: Eshte e vertete qe kjo shume eshte shpenzuar nga buxheti i shtetit per keshilltaret, por ata me shkollen e tyre.....
Brace: Po mir kjo, po detyrat e tjera, drejtor ujsjellsi - ca shkolle ka mbaruar per kete?!
Nishani: Po jo po, keshilltaret ne qeverine socialiste, kishin me shume poste!!!!!!


KESHILLE PER NISHANIN APO KEDO TJETER QE KA NISUR TE NGJISE SHKALLET E KARRIERES NE POLITIKE PER TE PERFITUAR PERSONALISHT: Boll thate se cfare nuk ka bere qeveria paraardhese! Thoni cfare KENI bere ju! dhe jo cfare do  beni (se ne 99% te rasteve jane premtime boshe)!!!!

Wednesday, June 4, 2008

Duke degjuar KOPIRAJT...

Te marten e kaluar nisa te degjoja Inida Gjaten a.k.a Zhaku, Kuzha....and god knows what other names, ne nje emision tek TAR, KOPIRAJT.
Ok, nuk po theme gje per emisionin qe ishte totalisht pa asnje 'strukture' apo skelet qe mbushet emision pas emisioni, po po kaloj direkt tek prezantuesja.

Duke drejtuar nje emision ne nje radio komerciale, duhet te ngresh pak lart degjuesin, me sa di une.
(Te fillojme nje leksion te vogel kapitalizmi: TAR prodhon emisione radiofonike te cilat degjohen nga populli yne i dashur, duke pasur shume degjues vine sponsoret me reklamat te cilat sjellin fitimet e radios, dhe nje pjese e fitimeve i paguan rrogen I.Gj,Zh) (Gees, e dikam mire rreguulin e treshit :) )OK, kthehemi tek ceshtja!
Duke qene puna keshtu, pse Zhaku vazhdon dhe ofendon audiencen? Katunar, injorante, derra...(ka akoma...po fatmirsisht per te nuk i mbaj me liste), jane disa nga shprehjet qe perdor pernate.

Ok, e kalojme kete. Nje spikere qe te kete dicka per te dhene te tjereve, sipas meje duhet te kete ne fillim konsiderate per VETEN! Nuk po them qe ajo nuk ka, po edhe nese po, nuk e tregon. E ul veten shuu...uume!

Nje keshille per Inida Gjaten: ME SHUME KONSIDERATE PER VETEN TENDE!

Mireseerdhet

Pershendetje Vizitor,
Mireseerdhe ne blogun tim te ri - Criticus.
Ne shume raste degjojme ne media shume kronika, emisione, diskutime, debate etj etj, qe nuk na pelqejne. Nuk kemi 'kohen' te ngihemi kunder tyre, e keshtu shkruajme neper Blog.
Ideja ime eshte te hedhim poshte ate qe nuk na pelqen.
Kritikat dhe sugjerimet jane te mirpritura ne criticus100@gmail.com.

Faleminderit qe na kushtoni pak nga koha juaj,
Daniel B.