Thursday, June 5, 2008

Parlamenti shqipetar!



Kur isha femije, nje dite ne Tirane, prindrit e mi me treguan nje ndertese relativisht te madhe per nje person me te shkurter se 120 cm.
Me thane se ky ishte Parlamenti i shtetit shipetar, aty ku meren te gjitha vendimet per drejtimin e nje vendi. Si i vogel qe isha e imagjinoja si nje vend shume te rendesishem, plot me njerez te veshur si pinguine (ne kuptimin e mire te fjales) te mbytur mes nje mali me letra e shkresa, dhe qe diskutonin me njeri tjetrin QETESISHT!

Sot ne mbremje, televizori ngeci tek Top News i cili po transmetonte nje sekuence te seances parlamentare qe ishte mbajtur sot, dje, booo, nuk ka shume rendesi.
U ula ta degjoja njehere.

Deputeti socialist Brace ishte duke folur ne stende dhe me te drejte po tregonte se keshilltaret e kRYEMINISTRIT, vetem per vitin 2007 kishin shpenzuar 211 mln leke nga buxheti i shtetit. Pervec rroges si keshilltare, sec kishin zene disa poste neper zona te jugut ne drejtorite e ujesjellave etj etj.
Mbaroi ky dhe nisi kunderpergjigjen  Nishani.

Aty mbeta is shtangur! 
Ai nisi te thonte: Eshte e vertete qe kjo shume eshte shpenzuar nga buxheti i shtetit per keshilltaret, por ata me shkollen e tyre.....
Brace: Po mir kjo, po detyrat e tjera, drejtor ujsjellsi - ca shkolle ka mbaruar per kete?!
Nishani: Po jo po, keshilltaret ne qeverine socialiste, kishin me shume poste!!!!!!


KESHILLE PER NISHANIN APO KEDO TJETER QE KA NISUR TE NGJISE SHKALLET E KARRIERES NE POLITIKE PER TE PERFITUAR PERSONALISHT: Boll thate se cfare nuk ka bere qeveria paraardhese! Thoni cfare KENI bere ju! dhe jo cfare do  beni (se ne 99% te rasteve jane premtime boshe)!!!!

1 comment:

D.Klosi said...

Krahu i majte, i djathte apo i qendres tash me duhen njelloj.

Dhe kjo qeveri e ka emrin:
Homo Gerdecius Qeveri!